Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri. Ruçi duke falenderuar punën e bërë nga Juraga, ka thënë se Kroacia është ‘avokatja’ më e mirë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ruçi ka deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci janë të shkëlqyera dhe do të ketë impulse të reja ekonomike si pjesë bashkëpunimi.

 “Marrëdheniet midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe kjo edhe në saj të kontributit dhe performancës  tuaj të shkëlqyer. Kroacia është avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e hapjes  së negociatavce dhe në shpresojmë që ndikimi i saj të rritet fuqishëm me marrjen e Presidencës së BE-së në janar 2010. Kohët e fundit është vënë re  edhe një impuls i ri në bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.

Ambasadorja Juraga e falenderoi Kryetarin e Kuvendit, për vlerësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të dy vendeve si edhe për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë dhe ai personalisht i ka dhënë punës së Ambasadores dhe Ambasadës së Kroacisë në Tiranë.

“Kroacia ka qenë dhe do të jetë avokatja më e mirë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë do ta dëshmojë edhe Presidenca kroate e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen.”, nënvizoi Ambasadorja Juraga.