RUMANI – Iohannis pritet të rifitojë zgjedhjet presidenciale
RUMANI – Iohannis pritet të rifitojë zgjedhjet presidenciale

Filluan sot në Rumani zgjedhjet presidenciale, ku kreu aktual i shtetit, Klaus Iohannis, është favorit për të fituar pjesën më të madhe të votave, por ndoshta jo mjaftueshëm për një fitore të plotë.

Sondazhet e fundit kanë parashikuar që Iohannis të fitojë deri në 47% të votave, që do të thotë se ka të ngjarë të mos marrë një shumicë absolute, duke i hapur rrugën një raundi të dytë votimi më 24 nëntor.

Iohannis përballet me 13 kandidatë, ku tre prej tyre kanë shanse të ngjashme për të përparuar në garë.

Sfiduesit kryesorë janë ish-kryeministrja dhe liderja e Partisë Social-demokrate (PSD) Viorica Dancila, udhëheqësi i unionit ”Save Romania” (USR) Dan Barna dhe aktori Mircea Diaconu.

Më shumë se 18,2 milionë votues kanë të drejtë të votojnë deri në orën 18:00 GMT.

Bazuar në sondazh, pritet që menjëherë të dalin parashikimet e para./atsh