Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenski diskutuan për konfliktin në lindje të Ukrainës gjatë bisedës së tyre të parë telefonike, njoftoi sot Kremlini.

“U diskutuan çështjet e lidhura me zgjidhjen e konfliktit në juglindje të Ukrainës dhe të punës së përbashkët për rikthimin e personave të burgosur në të dy krahët”, theksoi Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putinit, i cituar nga agjencitë ruse.