Armando Sadiku ka shënuar në ndeshjen e radhës në kampionat të Malagës, që militon në ligën e dytë të Spanjës.

Sulmuesi shqiptar përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë pas një goditjeje këndi dhe kaloi në avantazh ekipin e tij.

Ky është goli i pestë i Sadikut me Malagën në këtë sezon.