Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka shpallur sot listën paraprake me 35 futbollistët e grumbulluar për Botërorin e Rusisë që do të nis më 14 qershor.

Në këtë listë u vu re mungesa e Sandro Wegner, sulmuesi i Bayern Munich, si edhe e Mario Gotze-s, futbollistit që shënoi golin vendimtar në finalen e 2014 kundër Argjentinës.

Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Loë. Ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.

Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka patur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”

Elbasani News