Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli u shpreh sot se PE mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Këshillin Europian, Sassoli deklaroi se, “ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Europian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’u shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po e vonojmë këtë gjë”.

“Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, atëherë është detyra jonë t’u përgjigjemi me të njëjtën gatishmëri’’, deklaroi Sassoli.

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

ATSH