Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar Ps, Taulant Balla dhe deputetë, panë nga afër mënyrën sesi qytetarët po i gëzoheshin “Ditës së Verës” në Elbasan.

Pas përshëndetjes së tyre, të gjithë bashkë vizituan edhe ekspozitën me të dhëna të rëndësishme të shkollës “Normale”. Sejdini dhe Balla, duke u njohur me këtë ekspozitë, vlerësuan idenë e sjelljes së tyre në hollin e teatrit “Skampa” dhe padyshim në këtë ditë të rëndësishme.

Ndërsa Ardit Bido, drejtori i përgjithshëm i arkivave të shtetit, u shpjegoi me detaje të gjithë të pranishmëve përmbajtjen e gjithë kësaj ekspozite.

Pas vizitës dhe njohjes me këtë ekspozitë, Sejdini e Balla përshëndetën të gjithë qytetarët që zgjodhën të festonin Ditën e Verës në këtë qytet.

Edlira XHERRI