Fitueset e festivalit të 56 të fëmijëve në Shkodër janë pritur nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ditën e sotme. Të shoqëruar edhe nga kompozitori i këngës Edmond Rrapi, Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe mësuesi i tyre i muzikës.

Vajzat fituese kanë përcjellë emocionet e tyre për këtë çmim edhe në bashki. Ndërsa kryebashkiaku, Sejdini duke i falenderuar se kanë bërë krenar një qytet të tërë i ka nderuar ata si e ardhmja e qytetit me motivacionin, “Për përfaqësim cilësor dhe përfaqësim dinjitoz të qytetit të Elbasanit në festivalin Kombëtar të Fëmijëvë 2018”.


Ndërsa Edmond Rrapi kompozitori i këngës fituese është shprehur i kënaqur me performancat e fëmijëve duke vlerësuar pasionin e tyre.
Në këtë pritje kreu i Bashkisë Z.Sejdini është shpreur edhe për projektet e reja me artistët e vegjël të qytetit për t’u dhënë atyre realisht atë që meritojnë.

Edlira Xherri