Kryeministri Rama u ndal në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini në një bisedë kokë më kokë e cila u përqëndruar tek projektet për zhvillimin e Elbasanit.
Më pas zyrtarët ju drejtuan prefekturës ku Rama prezantoi Prefektin e ri të Elbasanit Z. Gledian Llatja.
Rama vlerësoi Z. Llatja në karierën e tij të deritanishme në disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend dhe mbi të gjitha si një djalë Elbasani që me shumë punë ka ndërtuar rrugën e tij.
Në takimin e nëprefekturë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini prezantoi disa projekte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.
Z. Sejdini u ndal tek nevoja emergjente për rikonstruksionin e përroit të Zaranikës duke paraqitur projektin e gatshëm tashmë. Po ashtu Kryetari i Bashkisë paraqiti para Kryeministrit dhe të pranishmëve projektin për shndërrimin e Treganit, zona më e rëndësishme në vend që ofron shërbimin e ujërave termale.
Loti i dytë i investimit për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit të Elbasanit u cilësua po kaq i rëndësishëm nga Z. Sejdini.
Po ashtu një projekt që u vlerësua edhe nga Z. Rama ishte ai për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”, një dosmosdoshmëri tashmë për shkak të amortizimit të madh që ka pësuar godina.
Sistemi GIS i regjistrimit të adresave ishte po ashtu një nga pikat ku Z. Sejdini u ndal gjatë në prezantimin e tij.