Lady Gaga ka anuluar performancën e saj në Las Vegas për shkak të bronkitit.

Në një postim ku kërkonte falje, këngëtarja njoftoi se është e dobët fizikisht dhe sëmurë.

“Me keqardhjen e saj më të Lady Gaga njofton anulimin e performancës së sotme në Park MGM sepse është sëmurë nga një infeksion i sinusit dhe bronkiti,”-shkroi në Twitter, Park MGM.

Ndërkohë këngëtarja publikoi një foto të saj ku dukej sëmurë.

Performanca e planifikuar e Gagës do mbahet të sot.

“Ajo planifikon të kthehet në skenë për shfaqjen e saj të planifikuar të premten, 8 nëntor,”- shtoi Park MGM.

Koncerti u anulua vetëm dy orë para orarit të planifikuar.

/Ora News.tv/