Që në momentin kur Princi Harry zyrtarizoi lidhjen e tij me aktoren Meghan Markle, nuk kane të mbaruar telashet e tyre, sa i takon familjes së Dukeshës së Sussex-it.

Edhe pse ajo është vetëpërmbajtur, për shkak të protokollit mbretëror, e detyruar që ta zbatojë me përpikmëri, ish-aktorja Markle, tashmë Dukesha Sussex, nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me skandalet që prodhon familja e saj problematike.

Kësaj herë, nami i keq i ka dalë nga vëllai i saj. Në fakt, ai është gjysmë vëllai i saj, Thomas Markle Jr, i cili është arrestur nga policia, pasi u kap nën efektin e alkoolit në timon.

Image

SYRI