Sezoni veror/ Garantohet 100% furnizimi me energji elektrike
Sezoni veror/ Garantohet 100% furnizimi me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike gjatë sezonit të verës do të garantohet në masën 100%, për të gjithë abonentët familjarë dhe bizneset, pavarësisht situatës së vështirë në sektorin energjetik, si pasojë e thatësirës.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, deklaroi sot se viti 2019, mbetet një vit i vështirë për sektorin elektroenergjetik në kushtet e motit pa reshje. Por investimet dhe plani i masave për mirëmenaxhimin e burimeve hidrike në raport me importin e energjisë, do të mundësojë furnizimin normalisht me energji të abonentëve gjatë sezonit veror në të gjithë vendin.

Bejtja tha se, fatura financiare për importin e energjisë, gjatë 5-mujorit të parë të vitit ka arritur në 102 milionë euro. Ndërsa, institucionet parashikojnë të shmangin importet  energjisë gjatë orëve të pikut, duke mbuluar nevojat për energji nga prodhimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. /atsh