Në kuadër të projektit “Trajtimi i grupeve në nevojë dhe zhvillimi i mënyrave më të mnira për qasjen drejt mundësive të punësimit” janë duke u zhvilluar dhe workshope për të bërë me të qartë për përfituesit qëllimet e punësimit.

Arian Çala dhe Elvira Fetahu në një bashkëbisedim të zgjeruar kanë trajtuar me të pranishmit çështje të ndryshme me në thelb punësimin. Drejtuesi i “Tjetër Vizion” Arian Çala është shprehur gjatë workshopit se qëllimet e projektit janë të punësohen jo vetëm shtresat ne nevojë, por edhe ata të kthyer nga emigrimi.

Ndërsa Pr.As.Elvira Fetahu, thekson rëndësinë e përfituesve dhe trajton çështjen e punësimit ndër vite.

Projekti 1 vjeçar do të implementohet nga shoqata “Tjetër Vizion” me mbështetjen e Bashkisë Elbasan. Projekte të tilla konsiderohen me shumë vlerë vlejnë shumë pasi kanë në fokus stresat në nevojë.

Projekti “Trajtimi i grupeve në nevojë dhe zhvillimi i mënyrëve më të mira për qasjen drejt mundësive të punësimit” synimin kryesor e ka të fokusuar tek shtresat në nevojë të kthyera nga vende të ndryshme të BE-së që nuk janë të orientuar në tregun e punës në vendin tonë.

EDLIRA XHERRI