Ato janë çifti më simpatik i shoëbizzit dhe prindër të dy fëmijëve.

Megjithatë kjo nuk i ka shtyrë për ta kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre dashurore, me këngëtaren e mirënjohur, Shakira që ka mohuar kurorën me mbrojtësin e Barcelonës dhe partnerin e saj, Gerard Pique.

Në një intervistë për mediat amerikane, Shakira pohoi se martesa e frikëson dhe kërkon që 32-vjeçari ta shikojë thjeshtë si të dashur.

Martesa më frikëson shumë. Unë nuk dua që ju të më shihni si grua. Më pëlqen që të më shikoni se i dashura e tij. Dashnori i saj, e dashura e tij. Pak a shumë si fruti i ndaluar. Unë nuk isha një tifoze futbolli, kështu që nuk e dija se kush ishte. Por kur pashë videon mendova se “ai djalë është mjaft i bukur”. Dhe pastaj dikush vendosi të na prezantonte,” kujtoi këngëtarja duke folur për fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

Historia e dashurisë mes Shakira dhe Pique ka nisur në vitin 2011, fryt e të cilës janë edhe dy fëmijët, Milano dhe Sasha.

/Ora News.tv/