Tre anije të armatosura të Rojes Revolucionare Islamike iraniane u përpoqën dje të bllokojnë një naftëmbajtëse britanike në Gjirin Persik, por u sprapsën nga një fregatë e “Royal Navy”, sipas disa funksionarëve amerikanë, të cituar nga CNN, megjithatë Teherani e ka mohuar këtë ngjarje.

“Naftëmbajtësja Heritage po lundronte jasht[ Gjirit dhe kur po përshkruante zonën e Ngushticës së Hormuzit iu afruan anijet iranian, që e urdhëruan të ndryshonte drejtim dhe të ndalonte pranë ujërave territoriale iraniane”, shkruan televizioni amerikan.

“Por fregata Hms Montrose e marinës britanike, që e kishte shoqëruar nga pas naftëmbajtësen, drejtoi topat në drejtim të anijeve iraniane duke i kërcënuar verbalisht që të tërhiqeshin. Një veprim që është kryer nga anijet iraniane”, thekson CNN.

“Një avion amerikan ishte duke fluturuar në këtë zonë dhe kishte regjistruar në video gjithë ngjarjen”, sipas burimeve të cituara nga CNN.