BREAKING NEWS
MERR FLAKË SPITALI I DURRËSIT, RREZIKOHET JETA E PACIENTËVE/ ÇFARË KA NDODHUR?
x
POLITIKE

SHBA e vendosur për ngritjen e BKH: Prokurorët dhe policët të bëhen pjesë e historisë, Shqipëria në hapat e fundit të zbatimit të reformës

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
11 JANAR 2020

Byroja Kombëtare e Hetimit duket se është institucioni më i rëndësishëm për amerikanët. Vërtet Uashington ka investuar për të gjithë reformën në drejtësi, por gjatë tri viteve të reformës, sytë kanë qenë tek BKH. Ky organ do të ketë rolin e policisë gjyqësore pranë SPAK dhe sinjalet janë që nuk do të ketë më tolerime për pushtetarët e korruptuar. Dje, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja hapi garën për kreun e Byrosë së Hetimit dhe nuk mungoi as reagimi i ambasadës amerikane. Përmes një deklarate në faqen zyrtare, ambasada tregoi se sa i rëndësishëm është funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për Amerikën, duke u bërë thirrje prokurorëve dhe policëve që të kandidojnë për postin e kreut të BKH, apo dhe për të qenë hetues pranë këtij institucioni. Për SHBA, reforma në drejtësi është drejt fundit dhe tani do të nisë zbatimi real i saj, duke dërguar në këtë mënyrë një mesazh të qartë për bosët e krimit dhe pushtetarët e korruptuar. “Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani”, thuhet në reagimin e ambasadës. Gara do të mbyllet më 31 janar dhe ka shumë emra që përfliten, por dje është bërë e qartë se në krye të BKH do të jetë dikush që gëzon mbështetjen e amerikanëve.
Si do të funksionojë BKH-ja

English Version
Kontakto redaksinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur dhe të bindur që me ngritjen e institucionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të ndëshkohen shumë pushtetarë që janë të korruptuar dhe se do të luftojë ashpër krimin e organizuar. Që nga ideimi i këtij institucionit, SHBA përmes ambasadës ka folur për procedurën e ngritjes së BKH-së, ndërsa vetëm tre ditë më parë, u publikua një video ilustruese duke folur hapur dhe me detaje. Në postim, sqarohet detyra që BKH-ja do të ketë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, shkruan ambasada. Gjithashtu, në videon ilustruese tregohet se qeveria amerikane ka dhënë të paktën 4 milionë dollarë për këtë institucion, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. “Qeveria e SHBA-ve ka dhënë pothuajse 4 milionë dollarë për BKH-në. Kjo ndihmë do të shkojë për trajnimin e hetuesve të BKH-së. Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do të ofrojë trajnim të nivelit më të lartë për të hetuesit e BKH-së në Akademinë e FBI-së në Virxhinia dhe në Shqipëri për të siguruar që hetuesit e BKH-së të jenë hetues kriminalistikë shumë të aftë”, shkruhet më tej.

Ornela Çelpica