SHBA qëndron krah Shqipërisë, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit.

“USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles”, – njofton Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë.

Ambasada gjithashtu bën me dije se këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta.

Tërmeti i datës 26 nëntor që goditi Shqipërinë, përveç dëmeve materiale, pati edhe dëme to konsiderueshme në humbje jetësh njerëzore./r.e/