Shteti i Nju Jorkut miratoi sot një tekst që parashikon uljen e emetimeve ndotëse në 85% deri në 2050, një ligj që konsiderohet si nismëtar në fushën e ndryshimit klimatik si drejtësi shoqërore.

Ligji, u përkrah nga disa shoqata për mbrojtjen e mjedisit, përfshirë Sierra Club, si më ambiciozja e vendit në aspektin e drejtësisë klimatike, parashikon në mënyrë të veçantë që energjia elektrike që përdoret në këtë shtet me 20 milionë banorë të furnizohet deri në 70% nga burime të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

Përveç uljes me 85% të emetimeve të gazit me efekt serrë deri në 2050, ai parashikon stimuj që do të nxisin uljen e ndikimit të 15% të emetimeve që mbeten.

Teksti parashikon gjithashtu ti akordojë 35% të investimeve publike që lidhen me ndryshimin klimatik për komunitetet më të pafavorizuara, dhe të zbusë ndikimin negativ për punonjësit e punësuar në sektorët ekonomikë më të prekur nga tranzicioni energjetik./atsh