Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump prezantoi dje një libër që konfirmon shijen e tij për politikën, veçanërisht kur kjo e fundit merr formën e një ndeshjeje boksi.

“Ky është libri që elitat e së majtës nuk do të donin që ju ta lexonit”, u shpreh Donald Trump Junior.

I titulluar “Histerikët: Si ushqehen me urrejtje progresistët dhe si duan të na mbyllin gojën”, vepra prej 300 faqesh hapet me vërejtje polemike të qëllimshme.