SHBA-ja u shpreh shumë e shqetësuar nga lëvizjet paraushtarake kineze në kufirin me Hong Kongun dhe i kërkoi Kinës të respektonte në shkallën më lartë autonominë e ish-kolonisë britanike, deklaroi sot departamenti amerikan i shtetit.

“Ne dënojmë dhunën dhe u kërkojmë të gjitha palëve vetëpërmbajtje, por do të qendrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për lirinë e fjalës dhe lirinë e tubimit paqësor në Hong Kong”, theksoi një zëdhënës i diplomacisë amerikane.

“Ne hedhim poshtë në mënyrë kategorike akuzat e rreme sipas të cilave forcat e huaja ishin dora e padukshme pas manifestimeve”, shtoi ai.