Vakti i parë i ditës ka një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit nga koka tek këmbët.Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Çfarë Është Dhjamosja e Mëlçisë?

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet dalëngadalë në një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo mund të përbëjë pikënisjen e shumë sëmundjeve të tjera më të rrezikshme.

Akumulimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë shkakton inflamacion dhe një dëmtim të pariparueshëm në këtë organ të rëndësishëm.

Në fillimet e saj, kjo sëmundje manifestohet me plogështi dhe dhimbje të mprehtë në anën e sipërme dhe të djathtë të barkut.

Nëse sëmundja kapet herët, dëmet e saj mund të riparohen. Nëse sëmundja diagnostikohet në fazë më të avancuar, pasojat mund të jenë vërtetë të rënda.Rëndësia e Ushqyerjes së Shëndetshme Për Mëlçinë

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

Rrisë nivelet e energjisë,

Përmirësojë metabolizmin,

Zvogëlojë masën trupore,

Përmirëson aftësitë e të nxënit,

Stabilizon nivelet e sheqerit në gjak,

Ul ndjeshmërinë ndaj insulinës,

Zvogëlon sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Këto përfitime i japin mëngjesit statusin e merituar të vaktit më të rëndësishëm të ditës.

Ushqimet e Duhura Për Shëndetin e Mëlçisë

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie.

Kjo nënkupton të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të zgjidhni bukë me drithëra të plota.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/