Qytetarët: Nuk ka më sorollatje sa në një zyrë në tjetrën

Agjencia Shtetërore të Kadastrës prej fillimit të viti 2020 ofron 62 shërbime në platformën e-Albania. Kjo u mundëson qytetarëve që të mos humbasin më kohë nga dita e tyre për të marrë një shërbim pranë zyrave të Kadastrës.

https://www.youtube.com/watch?v=5LJYHoaVYLc
Këto shërbime qytetarët të intervistuar në Drejtorinë Rajonale të Kadastrës në Elbasan, shprehen se shërbimet online janw parë si një mënyrë për t’u ofruar shërbime në një kohë të shpejtë, por rëndësi për ta ka të mbarojnë punë në kohë.

Ndërsa punonjësit e drejtorisë së ASHK Elbasan, nuk ngurojnë t’u japin shërbimin e nevojshëm të gjithë qytetarëve. Qytetari, pasi futet në faqen e-Albania, shkon tek e-shërbime, ku ndodhet lista e shërbimeve elektronike sipas institucioneve.Aty gjendet Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku renditen të gjitha shërbimet online që ofron kjo agjenci.

Për t’u theksuar ndër të tjera është se Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 500 qytetarë që kanë ndërtuar pa leje në të gjithë vendin dhe nuk kanë shlyer ende faturën për truallin. Ndërtimet kanë kaluar procesin e legalizimit, por për të marrë tapinë për shtëpitë duhet të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore.

EDLIRA XHERRI