Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u shisnin kokainë klientëve të prostitutave.

M.E, 34 vjeç, dhe G.E, 37 vjeç, të dy me vendbanim në Torino janë arrestuar nga policia italiane.

Dy shqiptarët shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuare.

Pas disa ditësh vëzhgimi të makinës së shqiptarëve, autoritetet bënë të mundur arrestimin e tyre, duke i kapur në flagrancë.

Policia sekuestroi makinën Alfa Romeo dhe disa doza kokainë.

Të arrestuarit u dëruan në burgun “Lorusso e Cutugno”, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për të marrë dënimin.