Ministria e Financave nxori ditën e martë në shitje bono thesari në vlerë totale prej 2 miliardë lekësh, me afat maturimi 6- mujor.

Në ankand u paraqitën katër kërkesa dhe Ministria e Financave pranoi kërkesën për vlerën e 357 milionë lekëve.

Në këtë ankand interesi i yield-i mesatar të ponderuar u rrit në 1,48%, nga 0,96% që kishte qenë në ankandin e fundit, për bonot me të njëjtin afat maturimi.

Ekspertët e bankave shprehen se normat ende të ulëta të interesit të bonove të thesarit i bëjnë ato pak tërheqëse për bankat. Blerja e tyre bëhet më shumë me qëllime menaxhimi të likuiditetit, sesa për të siguruar përfitime.

Supas tyre normat e interesit mund të vazhdojnë korrektimin në rritje, por në përmasa të kufizuara dhe në mënyrë graduale.e.xh/j.p/