Kohët e fundit Kalifornia është goditur nga lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 7.1, të ndjekur nga rreth 100 mijë lëkundje të tjera.

Shkencëtarët mendojnë se tërmetet e shumta në Kaliforni kanë “zgjuar” rrezikun 500-vjeçar në këtë shtet

Ata shprehen se lëvizjet e fuqishme kanë vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla, që kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite. Sipas shkencëtarëve, lëvizjet e fundit të pllakave kanë bërë që situata e tyre të ndryshojë në rajon për herë të parë në 500 vite, dhe pasojat që mund të ndodhin janë totalisht të paparashikueshme.

Zakari Ros, gjeolog në Universitetin e Kalifornisë, tha:

Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte. Por tani e ka ndryshuar papritur sjelljen”.