Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Lisen” duke goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe bëri të mundur arrestimin e një 1 shtetasi dhe procedimin e 3 të tjerëve.

Policia e Shteti sqaron se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Po ashtu Policia shpjegon rrethana për goditjen e grupit kriminal ku shprehet se “Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia shton se gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”