Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor të gjitha institucionet arsimore në bashkinë e Elbasanit, qytet apo fshat, kopshte, shkolla dhe çerdhe janë gati të presin fëmijët. Janë marrë masa për lyerjet dhe dezinfektimet e ambienteve ndërkohë që Bashkia e Elbasanit prej kohësh ka nisur edhe rikonstruksionet totale, aty ku është e nevojshme.

Ka përfunduar rikonstruksioni i shkollës “Ali Agjahu”, kjo shkollë tashmë plotëson të gjtha parametrat e kërkuara, me sistem ngrohje, palestër, gjithashtu u shtua numri i klasave, për shkak të shtimit të numrit të nxënësve. Në të njëjtat parametra u rikonstruktua shkolla “ Qamil Guranjaku”, ka përfunduar projekti dhe shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i shkollës “Bardhyl Popa”.

Po ashtu në zbatim të udhëzimit nr. 134 datë 10.03.2017 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për rritjen e nivelit të sigurisë, Bashkia e Elbasanit ka përfunduar pothuajse të gjithë procesin e pajisjes së shkollave me kamera sigurie, siç përcaktohet në udhëzim. Sinkron Klevis Xhoxhi Nënkryetar, Bashkia Elbasan Vendosja e kamerave të sigurisë në këto objekte është detyrim për çdo bashki dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e fëmijëve.