Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Elbasanit, në drejti të Tiranës.

Siç shihet dhe nga foto, makina është shkrumbuar e gjitha, ndërsa fatmirëisht shoferi ka arritur të dalë me shpejtësi prej saj. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët, por nuk kanë shpëtuar dot shkrumbimin e makinës.

Ndërkohë, për disa minuta në tunel është krijuar trafik i rënduar.