Shkurtohet në 5 ditë koha e pritjes për kartën e lejes së drejtimit
Shkurtohet në 5 ditë koha e pritjes për kartën e lejes së drejtimit

Ulet koha për pajisjen me leje drejtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njoftoi se duke filluar nga data 6 dhjetor 2018, qytetaret që duan të pajisen me leje drejtimi nuk do të presin më 15 ditë, por brenda 5 ditëve mund të marrin kartën e lejes së drejtimit të automjetit.

Në njoftim bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të punojë me dy turne për prodhimin e kartave së lejes së drejtimit, ndërkohë një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes së kartave. /atsh