Pas alarmit që ka shpërthyer nga coronavirus në Kinë, Ambasada shqiptare atje ka nxjerrë një njoftim për shtetasit shqiptarët që jetojnë apo punojnë në kinë. Në njoftimin e ambasadës ftohe të gjithë shtetasit shqiptarë që të njoftojnë identitetin, adresën dhe aktivitetin me të cilin merren pranë ambasadës.

Sipas ambasadës, kjo masë po merret për ndjekjen e situatave me risk të lartë shëndetësor, duke qenë se kina është përfshirë tashmë nga virusi vdekjeprurës.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin:

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka udhëzuar që shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Ministria u bën thirrje shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Ëai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440