Shpat Kasapi gjen dashurinë e jetës, kënga e re dedikim për të

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi ka publikuar këngën e tij të re ‘Aroma e saj’ para një jave dhe ka zbuluar se është dedikim për personin e zemrës.

I ftuar në emisionin Top Show, ai foli për jetën private ku rrëfeu se po gëzon lidhjen e dashurisë me një vajzë që nuk i përket ekranit.

Këngëtari tha se ajo është e mirë, besnike dhe e sinqertë, por mbi të gjitha i respekton nënën që është pika e tij e dobët.

Lidhja e tij me modelen Afërdita Dreshaj ka qenë ndër më të përfolurat e faqeve rozë, por pas ndarjes me të nuk pati më diskutime për ndonjë partnere. Duket se Shpati ka gjetur dashurinë e jetës dhe nuk do ishte e papritur nëse do e zyrtarizonte me fejesë.