Një makinë ka shpërthyer pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ku një mjet tip Benz CLS ka shpërthyer në flakë.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një lëndë plasëse që i është vënë automjetit.

Ndërkohë, kjo ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi zhurma ka qenë e madhe.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet si dhe për të identifikuar pronarin e automjetit.