Për herë të parë në histori, Shqipëria dhe Kosova do të përballen mes tyre në një ndeshje eliminatore, atë të Grupit 3 kualifikues të Euro 2021 për U-21. Takimi do të luhet në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Bushi, në konferencën për shtyp, ka deklaruar se Shqipëria do të jetë agresive dhe të luftojë fort, terma që të lënë të kuptosh se veç “vëllazërore” nuk mund të jetë në aspektin sportiv.

Kosova, në bazë të rezultateve të deritanishme, ka shumë më tepër shanse se Shqipëria për t’u kualifikuar, sigurisht nëse merr pikët e plota ndaj kuqezinjve 21-vjeçarë.

Kosova fillimisht kishte fituar 4-0 ndaj Andorrës në udhëtim e më pas 3-1 ndaj Turqisë në Prishtinë. Ndërsa më 9 shtator u mund 2-0 nga Anglia në Hull, në një ndeshje ku pati paraqitje solide. Shqipëria u mposht fillimisht 2-1 në shtëpi nga Turqia e më pas barazoi 2-2 me Andorrën në udhëtim. Në ndeshjen e tretë barazoi me Turqinë në udhëtim, ndërsa në të katërtën u mposht 4-0 nga Austria në Durrës.

Top Channel