Shqipëria luan sot ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia.

Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi golin e parë për kuq e zinjtë, duke ndezur atmosferën në shkallet e stadiumit.

Ekipi shqiptar është përpjekur disa herë edhe gjatë pjesës së parë për të gjetur rrugën e rrjetës, por ka ishte i pafat, ndonëse dominoi lojën.