Ishte hera e parë që një kombëtare U-20 zhvillonte një test miqësor dhe që në herën e parë është regjistruar humbje. Pasi u mundën U-17, U-19 dhe U-21, sot e ka pasur radhën Shqipëria U-20 për t’u mundur në “Elbasan Arena”, aty ku përballë kishin Kroacinë.

Kuqezinjtë bënë një paraqitje të parë në pjesën e parë dhe rrezikuan disa herë portën e Kroacisë, por pa mundur të shënonin golin e avantazhit. Në pjesën e dytë u bënë shumë ndryshime dhe pak minuta para fundit, Kroacia shënoi.

Shqipëri U20 – Kroaci U20   0-1

konica sport

83′ Kreoviç

Shqipëria: Shala, Lekaj, Isufi, Rama, Doda, Marishta, Liço, Lakti, Marku, Cara, Murati. Trajner: Ilir Biturku

Kroacia: Pandur, Beniç, Vuk, Vuskoviç, Oroz, Smolçiç, Busnja, Hanuljak, Bajiç, Baturina, Mitroviç. Trajner: Hrvoje Smolçiç