Shqipëria e së ardhmes do i përkasë femrave
Shqipëria e së ardhmes do i përkasë femrave

Shqipëria e të ardhmes mund të jetë e femrave.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave sa i përket diplomave tregojnë se në sektorët më jetikë të mbarëvajtjes dhe mirëqenies së një shoqërie, femrat janë në mazhorancë të ndjeshme ndaj meshkujve.

Të dhënat tregojnë diplomat në arsimin e lartë sipas gjinisë. Kështu, sektorët ku edhe është më e theksuar epërsia e gjinisë femërore janë ato të shëndetësisë dhe mirëqenies, së bashku me arsimin, me rreth 79% dhe 78% respektivisht, prani femërore.

Por, femrat janë në shumicë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm për një shoqëri, si shkencat sociale, gazetari dhe informacion, me një raport 70 me 30 në favor të tyre.

Edhe në drejtim të shkencave ekonomike, administrimit por edhe ligjit, epërsia është e ndjeshme, dhe raporti fiksohet në 61% me 39% në raport të femrave. Shkencat natyrore, matematika, statistika por edhe artet së bashku me shkencat humane janë sektorët e tjerë ku të diplomuarat femra kanë epërsi ndaj gjinisë së kundërt.

Meshkujt janë në avantazh ndaj tyre vetëm në bujqësi, inxhinieri, shërbime dhe teknologji informacioni, raporton scan.

Të dhënat sinjalizojnë qartë se Shqipëria e të nesërmes mund të jetë nën drejtimin e femrave, me praninë e tyre jo vetëm në sektorët më strategjikë, por pse jo, edhe në postet drejtuese. Epërsinë e kanë, duhet vetëm ta shfrytëzojnë./express