Shqipëria hyn me të drejtë mes destinacioneve më të kërkuara turistike nga italianët.

Numri i vizitorëve vitet e fundit po rritet në mënyrë të vazhdueshme, me ritme të rëndësishme rritjeje sipas statistikave të fundit dhe sipas Federatës Italiane të Shoqatave të Biznesit, Udhëtimit dhe Turizmit.

Prezantimi i Shqipërisë operatorëve turistikë italianë është në qendër të një aktiviteti që do të zhvillohet në 19 tetor mes operatorëve turistikë italianë dhe institucioneve shqiptare dhe agjencive turistike shqiptare. Ndër organizatorët janë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqata kombëtare italiane e operatorëve dhe agjencive turistike Fiavet si dhe Agjencia Albania Viaggi në Vlorë.

“Shqipëria, – thotë presidenti puljez i Fiavet, Piero Innocenti, – tregon norma të jashtëzakonshme të rritjes, nëse mendoni se deri para disa vitesh vendi jetonte nën hijen e shumë realiteteve të tjera të Europës Jugore. Sot është një kandidat për të qenë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në pellgun e Mesdheut. Ato janë tregues të rëndësishëm që bëhen mundësi që të kapen edhe nga agjentët e udhëtimit”.

Albania Viaggi Tour Operator pret rreth 50 agjenci udhëtimi, operatorë italianë turistikë dhe agjenci detare dhe është pjesë e organizimit të një eventi të rëndësishëm, falë rrjetit të dendur të bashkëpunimit dhe vlerësimit të ndërsjellë të konsoliduar ndër vite me qëllimin e përbashkët për të promovuar Shqipërinë me një shkëlqim gjithnjë e më të madh dhe për të ofruar një profesionalizëm gjithnjë e më të madh në turizëm.

/gj.mima/j.p/