Shqipëria është sot në zi kombëtare në nderim të majorit Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Në nderim të majorit Tanushi, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet për major Tanushin do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.