Importi i lëndëve plastike është rritur me 0.2 % në dhjetor të vitit të shkuar. Përgjatë vitit 2019 janë importuar në vend plastikë në vlerën 88.725.000.000 lekë, ndërsa në vitin 2018 janë importuar  87.748. 000.000 lekë. Në total në dy vitet fundit në Shqipëri erdhën 176 miliardë lekë lëndë plastike. Të dhanë janë bërë të ditura nga raporti i INSTAT për tregtinë me jashtë.

Në vitin 2019 importet janë rritur me 1,2 %, krahasuar me vitin 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve.janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,4 pikë përqindje, “Ushqime,pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,2 pikë përqindje.

 

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Dhjetor 2019 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me Dhjetor 2018 janë: Spanja (+115,7 %), Kosova (+3,0 %) dhe Greqia (+18,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-9,8 %), Kina (16,5 %) dhe SHBA (55,2 %).

Janar – Dhjetor  2018             Janar –Dhjetor 2019

87.748. 000.000                       88.725.000.000