ATSH/- Banka Botërore në raportin e sapo publikuar e rendit Shqipërinë në vendin e 35-të në botë në drejtim të barazisë gjinore në ligj dhe biznes për femrat.

Në analizë merren 190 shtete dhe vendi ynë grumbullon 91.3 pikë, duke lënë pas edhe vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Japonia, apo Rusia.

Në studim janë marrë 8 nën-indikatorë. Në 6 prej tyre, vendi ynë mbledh pikët maksimale, 100 të tilla, dhe ato janë: lëvizshmëria, vendi i punës, paga, martesa dhe asetet.

Sa i përket pensioneve vendi ynë grumbullon vetëm 50 pikë dhe në atë të prindërimit, 80. Pikët e ulëta në drejtim të pensionit janë rrjedhojë kryesisht e mungesës së pensionit për një pjesë të madhe të femrave, kryesisht në zonat rurale, ku vetëpunësimi ka krijuar një hendek të madh.