Shqipëria zgjeron tregtinë e mallrave me vendet e BE-së
Shqipëria zgjeron tregtinë e mallrave me vendet e BE-së

Në muajin mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me muajin mars 2018 janë, Italia me 7,3%, Kosova me 86,8% dhe Maqedonia me 45,6 %.

Instituti i Statistikave bën të ditur se, rritja e eksporteve është më madhe, referuar periudhës tremujore. Eksportet u rritën në krahasim me një vit më parë, me Italinë 0,4%, me Kosovën u rritën 43,7% dhe me Maqedoninë u rritën 20,1%.

Në muajin mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me mars 2018 janë: Greqia 18,0%, Kina 17,0% dhe SHBA 19,4 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia 1,6%, Turqia 7,4% dhe Gjermania 44,4%.

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina 16,6%, Greqia 5,4% dhe Turqia 0,8 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia 6,5%, Gjermania 23,6% dhe Spanja 23,7%. /atsh