Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme një 26-vjeçar shqiptar, pasi mësohet se akuzohet si autor i një vjedhje të ndodhur një muaj më parë në Missolonghi.

Siç kanë raportuar media greke, shqiptari ka qenë bashkë me një person tjetër, të cilët janë futur në një banesë ku kanë mundur të grabisin një motor, disa pajisje të ndryshme dhe 700 euro.

Po ashtu, pas kontrollit në banesën e tij policia i ka gjetur një sasi të madhe duhani kontrabandë, për të cilën do të akuzohet edhe për shkelje të kodit doganor grek.

Edhe pse emri i shqiptarit ende nuk është bërë me dije, mësohet se ndaj tij veprimet hetimore po i kryen Prokuroria e Mesolonghit.

/GazetaExpress/