Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë skoceze ditën e djeshme, pasi u kap ndërsa kujdesej për një fermë me kanabis, me vlerë 200 mijë paund.

Sipas mediave të huaja shqiptari, Mirjan Kastrati pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ishte “burgosur” për 30 muaj, në mënyrë që të kujdesej për fermën e kanabisit, në qendër të qytetit Galashiels.

Sipas tij, ai kishte ikur nga Shqipëria nga frika se mund ta vrisnin dhe se i duhej të paguante 16 mijë paund trafikantëve të cilët e morën në Angli.

Ai shton më tej se për t’i paguar borxhin ishte detyruar të kujdesej për fermën e kanabisit. Në ndërtesë, policia gjeti 700 rrënjë bime kanabis si dhe 30-vjeçarin i cili po flinte në kuzhinën e banesës. Kastrati këmbënguli se ai nuk kishte luajtur asnjë rol në ngritjen e fermës dhe se sipas tij as që e dinte se ishte në Skoci.