Zama, një periferi e heshtur në Tokion jugperëndimore u përfshi nga një seri zhdukjesh të grave, vajzave dhe adoleshenteve deri në moshën 16 vjeç në fund të verës 2017. Ishte era e keqe e mbetjeve njerëzore që çuan policinë tek viktimat.

Ndërsa kërkohej 23-vjeçarja Aiko Tamura, fqinjët lajmëruan policinë pasi vunë re një erë të rëndë që dilte nga një apartament aty pranë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje dhe hyri në apartament mëngjesin e Halloween të vitit 2017, u përballën me një skenë të tmerrshme, e denjë për filmat horror dhe më makabër të konceptuar ndonjëherë; dy koka të prera, krahë të copëtuar dhe kufoma të shkatërruara.

Pjesë të tjera trupash u gjetën të ruajtura në kutitë e frigoriferëve.

Apartamenti do të quhet ‘shtëpi e tmerreve’ në median japoneze.

Trupat u spërkatën me ushqime të maceve, një përpjekje e kotë për të fshehur aromën e keqe të dekompozimit.

Policia pyeti qiramarrësin, Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, i cili pranoi menjëherë vrasjen e Tamuras.

Shiraishi kishte punuar më parë si “informator” për një shtëpi publike në rrethin e kuq të Kabukicho të Tokios. Ai bënte një jetë të dyfishtë: të përmbajtur në ditët e zakonshme, por të pabesueshme në internet.

Në fakt, ai ndihmonte njerëzit se si të vetëvriteshin.

Ai tregon se ka kontaktuar njerëzit online nëpërmjet faqeve të internetit për të realizuar paktin e vetëvrasjeve.

Shiraishi dyshohet se ka prekur gjendjet emocionale të viktimave me tendenca vetëvrasjeje duke i joshur në apartamentin e tij nën pretekstin e ndihmës.

“Unë nuk kisha ndërmend fare të vrisja veten. Asnjë nga viktimat nuk donte të vdiste në të vërtetë”, tha Shiraishi për detektivët, siç u citua nga mediat vendase.

Ai fillimisht i dehte viktimat me alkool ose u jepte pilula gjumi dhe më pas i mbyste ato. Pas vdekjes, copëtonte trupat.

Policia gjithashtu dyshon te i riu.