Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.

Mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin. Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm. Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta. Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Përbërësit:

100 ml lëng shege

120 gramë mjaltë,

5 ml lëng xhenxhefili

55 ml lëng limoni.

Përgatitja:

Shtrydheni shegën dhe limonin.

Lëngjet hidhini në një kavanoz.

Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë. Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.

Shurupi është gati.