Qeveria parashikon të lehtësojë të gjithë ata që kanë makina epoke në Shqipëri me ndryshimet në paketën fiskale.
Këta të fundit do të përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura.
Pra, do të kenë mundësi të kursejnë këtë taksë nga të ardhurat e tyre.
Një tjetër kategori që ndihmohet nga qeveria, është ajo e makinave luksoze.
Kush ka makinë luksoze, paguan një taksë shtesë. Qeveria ka vendosur që të amortizojë me 10 për qind vlerën e makinës së luksit.
Kategoria tjetër që përfiton nga paketa e qeverisë janë investitorët e mëdhenj. Këta të fundit, që investojnë mbi 10 milionë USD, mund të mbartin humbjet deri në 5 vite./PANORAMA