Si u mbush Europa me emigrante dhe pse ne Shqiperi nuk ka punetore per pastrimin e kokave te peshkut dhe per rrobaqepesite.

Nga:Rexhep Rada

Jane dhene shume alternativa justifikuese per kete, por realiteti eshte qe ra masivisht forca punetore. Ngritja e mireqenies beri qe europianet te mos punonin pune te rendomta dhe plakja e popullsise beri te mungonin te rinjte. Keshtu nuk kishte me punetore as per firmat e medha qe nga ushqimoret e deri tek automobilat. Ekonomite europiane po binin ndjeshem nga mungesa e krahut te punes.
Ne keto kushte, Gjermania e para dhe me tej gjithe te tjerat u mbushen me turq, shqiptare, serbe, afrikane, etj…,
Emigrantet i bene mire ketyre shteteve, por Shqiperise sone dhe vendeve te vogla i bene nje dem kolosal. I hoqen energjite me vitale e njerezit me punetore duke lene ketu kategori masive dembelesh dhe te pamundurish.
Problem tjeter eshte paga e vogel neper fabrika peshku e rrobaqepesi pasi te rrish me duar ne te ftohte e te keputesh belin neper makineri nuk eshte aspak e justifikueshme per nje rroge 200 – 250 mije lekshe. Eshte e pamoralshme qe nga zyrat e ngrohta t’i quash dembele ato qe nuk pranojne pune te tilla qe te bejne te ulesh dinjitetin. Ajo page mund te merret dhe nga nje kamarier apo nje pastrues ne nje ambjent tjeter duke patur nje lodhje 100 here me te vogel.
Ato shqiptare qe e kane ndare mendjen te bejne pune kaq te renda, e kane me te thjeshte t’i bejne ne vendet e zhvilluara e me paga mbi 1000 euro ne muaj sesa ne vendin tone per nje cope buke.
Te varferit nuk jane maskarenj !