Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë, gjatë kontrolleve të ushtruara në javën e parë të vitit 2020 ka vendosur 51 masa administrative.

Sipas AKU-së, është vendosur masa “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe është vendosur ndaj një subjekti masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 300,000 lekë.

Në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim në sajë të garantimit të sigurisë ushqimore drejtoria e AKU Tiranë ka kryer 113 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Gjithashtu janë bllokuar 47 kg produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human, si dhe janë asgjësuar 5.536 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi me kërkesë të vetë subjektit.

Gjatë kontrolleve janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.ATSH