Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nis implementimin e sistemit online të monitorimit të çdo ambienti e sallë shërbimi në drejtoritë rajonale, si dhe transferimit të të dhënave.

“Ky sistem që lidh direkt çdo ambient ku ofrohen shërbime fizike në sportele, salla të testimeve, mjete e auto shkolla gjatë testit të praktikës në qarkullim, ambiente administratë e oborre, kontrolli fizik, poligonet e testimit të manovrave të parkimit, arkivat, sistemet e radhës, etj, furnizimin me pajisjet avangarde, ndërtimin e rrjetit të ri dhe trajnimet, do të rris cilësinë e shërbimin, sigurinë e testimeve, kredibilitetin, syrin kundër çdo afere/abuzimi në një nivel të panjohur më parë!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

/atsh/