Paris Jackson ka tentuar të vrasë veten. Për fat të mirë modelja ia doli të jetojë dhe u lirua nga spitali.

Paris u fotografua ndërsa doli nga spitali dhe mbante veshur një xhaketë ku shkruhej: “Jam mirë.”

Vajza e Mbretit të Popit, Michael Jackson  u shtrua në spital të shtunën pasi tentoi të vriste veten. Sipas burimeve vendimi i saj për ti dhënë fund jetës ishte për shkak të pasojave të dokumentarit “Leaving Neverland”, skandal ku është përfshirë këngëtari.

Policia mori një telefonatë nga shtëpia në LA e Paris rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Atyre iu tha se vajza e vetme e Jackson kishte prerë damarët, raporton TMZ.

Ajo u transportua në spital dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Sipas burimeve modelja e bëri këtë pas akuzave të bëra kundër babait të saj në dokumentar, ku dy burra Wade Robson dhe James Safechuck akuzojnë Michael se i abuzoi seksualisht kur ishin fëmijë.

Paris vendoi të mbrronte babain e saj dhe pse nuk ka prova akoma. Fëmijët e Jackson mendojnë se dokumentari është i njëanshëm dhe i padrejtë.

Pasojat e “Leaving Neverland” ka qenë të rënda. Muzika e  Michael në televizon është ndaluar së transmetuari pas publikimit të projektit nga HBO.

Paris ka kaluar kohë të vështirë që nga vdekja e babait të saj në vitin 2009. Ajo u përpoq gjithashtu të bënte vetëvrasje edhe në vitin 2013, dhe ka folur hapur për betejën e saj me depresionin. Tani ajo po monitorohet nga afër nga një ekip mjekësh.

/Ora News.tv